Fundjava pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe sidomos gjatë të shtunës reshjet do të mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Lajda Porja: Dita e shtunë do të sjellë vranësira dhe reshje si fillim në zonat veri-veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë pothuajse të gjithë territorin. Veriu dhe qendra do të kenë herë pas here dhe rrebeshe, ndërkohë pak disi më e favorizuar do të jetë situata në jug ku do të ketë vranësira dhe momente me pika shiu. Mbetet e paqëndrueshme edhe dita e diel ku reshjet do të jenë, por shumë më të pakta. Jugu parashikohet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, por me vranësira të shpeshta.

Edhe pse e premtja solli një rritje të temperaturave të shtunën dhe të dielën, pritet që vlerat maksimale të bien me 2 apo 3 gradë Celsius.

Lajda Porja: Vranësira dhe shirat do të jenë dominante edhe gjatë orëve të mesditës, duke bërë që nga 20 gradë që pritet sot, fundjava të jetë rreth vlerës 16 apo 17 gradë. Deri nga mesi i prillit, nuk duhet t’i heqim xhupat sepse do të kemi ndonjë ditë tipike dimri dhe pse jemi në pranverë.

Vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë presente edhe në fillimin e javës së parë të muajit Prill.