Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, pranë kryqëzimit të Dajçit. 

Sipas informacioneve një furgon ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit. 

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.