Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për vjedhje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestua shtetasi me inicialet A. K., pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.”, sqaron policia.