4 qershor 2014 – Në zonën e Fushë Krujës kanë mbetur pa energji elektrike rreth 400 banorë pasi është vjedhur një transformator prej 6000 volt, në vendin e quajtur Ura e Gjolës. Mësohet se grabitësit kanë hyrë në kabinë duke çmontuar dhe shkatërruar transformatorin. Këtij të fundit i janë shkëputur pjesët prej bakri dhe metale të tjera për skrap. Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që kryhen akte të tilla, ndërkohë që deri më sot askush nuk është ndaluar nga policia. “CEZ shpërndarje” në Krujë lajmëron se ky është rasti i katërt i vjedhjeve të kabinave elektrike në këtë zonë.
Fushe Kruje: Grabitet transformatori, 400 banorë pa energji
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Ballkani nuk është i harruar!”- Rama në Forumin e Delphi-t: Jemi në kohët më të mira!
Makina përplas motoçikletën, plagoset rëndë drejtuesi!
Sako takim me fermerët në Katundin e Ri, fokus te bashkëpunimi bujqësor
FOTOLAJM/ Bllokohet hyrja e xhamisë së Durrësit





