Dy gola nga Bacca dhe Honda për zonën Champions. Milani rikthehet të fluturojë në “San Siro” me një fitore të vuajtur kundër Genoas. Edhe pse disa javë më parë zona Chammpions mund të konsiderohej një utopi, skuadra e Mihajlovic arrin të fitojë pikë të rëndësishme për objektivin e vërtetë sezonal. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e pestë me kolumbianin Carlos Bacca, që arriti ta kalonte topin pas krahëve të Perin. Milani nuk e humbi asnjëherë kontrollin e sfidës dhe arriti të konkretizonte me një tjetër gol në minutën e 64, kur japonezi Honda lëshoi një silur që ngriu portierin kundërshtar. Genoa arriti të shënonte një gol pa shumë vlera me ish-in kuqezi Alessio Cerci, por kaq nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga “San Siro”, duke mbetur në kuotën e 25 pikëve, vetëm tre më shumë se Frosinone e vendit të 18. Në krahun tjetër, Milan mbetet në vendin e gjashte me 43 pikë.
Futboll, Milan kalon Genoan dhe shikon zonën Champions
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vijon ofensiva ruse në Ukrainë, dy viktima, një i zhdukur dhe 8 të plagosur në Dnipro
Kriza energjetike/ DW: Brukseli bën thirrje për bashkëpunim! Energjia bërthamore pritet të luajë një rol më të madh
Horoskopi ditor, e enjte 23 prill 2026
“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës





