E shtuna e 11 nëntorit ishte tragjike për Egnatian dhe futbollin shqiptar.

Sulmuesi dhe kapiteni i rrogozhinasve, Raphael Dwamena u rrëzua në tokë gjatë ndeshjes me Partizanin dhe arresti kardiak i mori jetën.

Dhimbja është e madhe në klubin që kryeson Superligën, me kolegët e tij që janë prej ditësh në lot.

Tanimë Donald Mëllugja, shoku i tij i ekipit ka përjetësuar kujtimin e sulmuesit duke e bërë tatuazh.

“Pusho në paqe”, shkruhet në tatuazhin me imazhin e Dwamenas, si edhe datën e ndarjes nga jeta, 11.11.2023.