Banka e Kanadasë ka përdorur gjethen e gabuar për të dizenjuar kartmonedhat e reja duke përdorur një gjethe panje të Norvegjisë në vend të panjës së sheqerit, që ëshët dhe një nga simbolet dhe në flamurin kanadez.

Një sy i patrajnuar mund të mos e vërë re ndryshimin ndërmjet gjethes së panjës në kartmonedhat prej 20, 50 dhe 100 dollarëshe, dhe të panjës së sheqerit nga Amerika Veriore.
Por Sin Bleni, një botanist kanadez ka parë menjëherë ndryshimin dhe ka vënë alarmin.

"Eshtë e vështirë të mohosh se figura është një panjë norvegjeze.

Panja norvegjeze është importuar nga Europa dhe është njësoj e zakonshme dhe në Amerikën e veriut. Bleni këmbëngul se panja norvegjeze nuk duhet të jetë pjesë e kartmonedhave.

"Ne s’mund të përdorim një pemë palme në kartmonedhat kanadeze, apo një tigër a ku e di unë se cfarë tjetër. Kjo vlen dhe për panjën norevegjeze, sepse ajo nuk na specifikon.

Nga ana e saj banka qendrore kanadeze ka reaguar duke thënë se kartmonedhat e reja janë dizenjuar qëllimisht për të mos përfaqësuar ndonjë specie të specifikuar por një kombinim të llojeve të ndryshme.

Por dhe një ekspert tjetër e ka kritikuar këtë zgjedhje.

"Do të kisha thënë menjëherë se do të ishte më mirë që të përdorej një panjë kanadeze. Kjo më duket e gabuar.
Banka e Kanadasë kishte ëkrkuar falje dhe në muajin gusht pasi në kartmonedhat 100 dollarëshe nëj asistent aziatik ishte zëvendësuar me një grua që dukej më shumë kaukaze.