Në ditën e bekuar të Kurban Bajramit, si një mënyrë për të uruar të gjithë shqiptarët, Ylli Delgjeri ka sjellë në kujtesë një gafë të moderatorit Eno Popi, të bërë në vitin 1998, kur ishte ende 16 vjeç dhe sapo kishte filluar karrierën e tij në media.
Në atë kohë, Ylli Delgjeri drejtonte radion “Koha”, ndërsa Eno Popi transmetonte lajmet e mëngjesit në këtë radio. Kjo histori e risjellë edhe njëherë për të gjithë, mund të jetë një nga batutat më të forta me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ja çfarë ka shkruar Dylgjeri në Facebook:
"Gëzuar festën e Bajram… Currit!
Ishte viti 1998. Ditë Bajrami. Mëngjes. Drejtoja për pak kohë Radion Koha.
Në transmetim në lajmet e mëngjesit ishte gazetari i talentuar, moderatori i "Make up" në Top Channel Eno Popi. Ishte fare i ri.
Sapo kish marre përgjegjësitë në jetë.
Edhe pak minuta dhe ora binte 7.00. Unë dhe Kryeredaktorja e lajmeve Amalia Dhamo rrinim pas xhamit, në studion e transmetimit.
Sekondat rridhnin 07.06.05. 04…
Eno po priste hapjen On Air.
Në çast më kujtohet se duhej filluar transmetimi me urimin për besimtarët myslimane. Nuk pres, po i thërras Enos nga pas xhamit të studios:
Fillo me urimin Gëzuar Bajramin!….
Por më kot. Eno e kish dëgjuar përgjysmë…
ON Air.
Eno filloi transmetimin me urimin:
Gëzuar Bajram Currin !!!
Shpërthejmë gazit. Ishte fillimi. Eno s’kish mbushur ende 16 vjeç.
Ky lapsus u tregua për shume kohë në redaksi. E kujtova sot për humor.
Gëzuar Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë !"





