Samsung po përgatitet që së shpejti të nxjerrë në treg telefonin Galaxy S7. Lufta mes iPhone dhe Samsung vazhdon për të dominuar tregun e celularëve.

Ndryshe nga sa mund të mendohej, çmimi i celularit Galaxy S7 do të jetë rreth 463 dollarë, shumë më i lirë se Galaxy S6, i cili doli në treg me një çmim prej 725 dollarësh.

Ky çmim është zbuluar aksidentalisht nga një dyqan kinez dhe ka për synim rritjen e numrit të shitjeve të celularëve Samsung. Galaxy S7 është i pajisur me skaner të irisit të syrit dhe parashikohet të jetë në treg në mars të vitit të ardhshëm.