Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë gati për tu bërë sërish prindër. Dhe shkak është pikërisht vajza e tyre Ajka.

Në një intervistë për ‘Mirage’, këngëtarja tha se kur e sheh të bijën që luan vetëm i dhimbset dhe do ta bëjë atë me një motër ose vëlla. Sakaq, pranoi se edhe Besi po i kërkon një fëmijë të dyta.

“Në fakt më shumë kërkon babi(Besi) një fëmijë të dytë sesa Ajka një motër ose vëlla. Ajka e do mamin dhe babin vetëm për vete, aq më pak tani që jemi goxha të ngarkuar me punë. E përmend por jo si kërkesë. E shikoj se ka ardhur momenti për të patur një fëmijë të dytë. Ne kemi kohë që e mendojmë këtë sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj vetëm dhe kjo më krijon dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”.– tha ajo.

Por, pavarësisht dëshirës Xhensila nuk është shtatzënë dhe pse në mediat sociale është përfolur kohët e fundit se është në pritje të ëmbël.

“Mediat shkojnë vazhdimisht dhe deri tani i bie të kisha bërë nja 7 fëmijë. E shoh veten çdo 3 muaj se jam shtatzënë në faqet e para.”- u shpreh artistja duke qeshur.

Duke folur për familjen, Xhensila përmend divorcin e familjeve si arsyen pse ka ëndërruar gjithmonë që të ketë një familje të shëndetshme.

“Kam dashur gjithmonë një familje të shëndosh duke marrë parasysh edhe të kaluarën time. Unë i kam prindërit e divocuar dhe kjo gjë jo se më ka penguar në jetë por gjithmonë kam dëshiruar të kem një familje të shëndosh. Kjo ka qenë dëshira ime e parë kurse e dyta ka qenë të bëhem këngëtare.”– u shpreh ajo.

E pavarësisht probleme e situatave të pakëndshme që mund të ketë me Besin si çdo çift tjetër, Xhensila thotë se nëse nuk do kishin njëri-tjetrin nuk do ishin kaq të fortë.

“Si mos ta ndiej veten me fat? Po mos të kishim njëri-tjetrin nuk do ishim kaq të fortë. Të gjithë kemi problemet dhe situatat tona të pakëndshme me familjarët, partnerin, shoqërinë. Jeta nuk është vaj por kur ruan parimet nuk ka gjë që s’ia del. Jeta është e gjatë dhe uroj të jemi kështu gjithmonë.”/Panorama Plus