Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo njihet si lojtari më luftarak i të gjitha kohërave. Në periudhën e tij si futbollist, italiani bënte gjithçka në fushën e lojës. Shpeshherë, ish-mesfushori është gjakosur gjatë një ndeshjeje, pasi e urrente humbjen.

Tani, si trajner i Milanit, ai kërkon të njëjtën gjë nga futbollistët e tij. Tekniku foli per mediat italiane, duke thënë se lojtarët e tij nuk do të jenë si shumica e lojtarëve modern, sic i quan ai me ironi.

“Kur unë humbisja një ndeshje nuk flija me ditë. Ndërsa lojtarët sot kur humbasin një takim, bëjnë një ‘selfie’ dhe e postojnë në internet. Kjo gjë ma shpif dhe lojtarët e mi e dinë këtë gjë. Të gjithë lojtarët që unë do të zgjedh, duhet të japin çdo gjë në fushë nëse duan të luajnë”,– mbylli intervistën e tij Gatuzo.