Gazetarja sportive italiane, Diletta Leotta ka konfirmuar ndarjen nga aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman.
E ftuar në një emision mbrëmjeje në Itali, Diletta e cilësoi marrëdhënien e saj me Can Yaman si një histori të bukur dashurie me shikim të parë.
Edhe pse i kanë ndarë rrugët mes tyre, ajo thotë se vazhdon të jetë ende e dashuruar me të.
“Histori e bukur, një dashuri e vërtetë në shikim të parë, një përrallë që u ndërpre shumë shpejt. Nuk është një moment i lehtë. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme.”
Kujtojmë që Can propozoi prezantuesen italiane shkurtin e kaluar me një unazë me vlerë 40,000 euro.