Gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj gazetarëve edhe lidhur me raportimet se Habilajt i kanë blerë syze mijëra euro.

Fillimisht, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi disa ditë më parë një denoncim të qytetarit dixhital, sipas të cilit Habilajt i kishin blerë atij syze 5000 euro, ndërsa në media më pas u raportua se çmimi i syzeve shkonte deri në 10 500 euro.

Megjithëse Tahiri i hodhi poshtë akuzat, refuzoi të thoshte çmimin e saktë.

Gazetarja: Zoti Tahiri sa kushtojnë syzet tuaja? Zoti Berisha ka thënë se …

Tahiri: Mund të interesoheni për këtë, por të jeni të bindur…

Gazetarja: 10 500 Euro?

Tahiri: Por të jeni të bindur që asgjë në pasurinë time nuk kushton aq sa thotë Saliu.

Gazetarja: Sa kushtojnë?

Tahiri: E dyta, e keni kollaj të interesoheni dhe më duket shumë banale ta vazhdojmë këtë histori.