Një gazetare gjatë konferncës për shtyp ka pyetur kryeministrin Edi Rama lidhur me qëndrimin e Kosovës për Ballkanin e Hapur.

Duke qenë se jeni “vëllai I madh” i Kosovës a e kuptoni tani vëllanë e vogël pse refuzon Kosova të jetë?

Edi Rama: Ka qëlluar që të jem vëllai i madh në shtëpi. Si vëlla i madh kam mësuar rrugës që me vëllanë e vogël ka një problem. Kur vëllai i vogël ka një hall thotë i madhi duhet të më mbështesësh. Kur I thua vëllasë të vogël më dëgjo dhe mua, ai nuk më dëgjon.

Unë nuk pretendeoj që jam vëllai i madh këtu aq më pak që Albin Kurti nuk do pranonte kurrë të  quante veten vëllanë tim të vogël. Ky është një debat tjetër cështje debatesh filozofike.

Unë jam edhe më i bindur sot, e them sinqerisht që Ballkani i hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës e të marrim potencialit tonë maksimumin.

Riprodhimi i historisë është një industri ballkanike e mirënjohur por do ia lërë vendin prodhimit të mirëqënies e paqes.

Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE-së në një Ballkan të hapur është hapësirë ku ka gjithmonë më pak vend për këto lloj artificash

Kosova ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar. Avionët e helikopterët që vijnë vërdallë janë ushqim propagandistic brenda Serbisë por Kosovës nuk kanë çfarë ti bëjnë por vëllanë e fqinjin nuk i zgjedh. Dakord!

Me vëllanë të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja. Me fqinjin të lidh fakti që e ke aty. Gjyshja ime thoshte nuk ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur. Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për Ballkanin e Hapur nuk eklipson apo tjetërson përpjekjen për të fituar betejën diplomatike për njohjen e Kosovës.”