Një shtetase e huaj, rreth 30 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”. 

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. 

“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe. 

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. 

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore”,-njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.