Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në Gjirokastër.

Policia sqaron se shtetasja me iniciale A.T. dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë në banesën e saj, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Bëhet me dije se 35-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.