Ditën e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë në qytetin e Korçës është gjetur në banesën e tij qytetari Bajram Mukollari 61-vjeç  i cili dyshohet se është vëtëvarur në banesën e tij po ashtu dyshohet ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2023, rreth orës 17:00, në fshatin Dishnicë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. M., 61 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.