Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 në fshatin Drenovë të Korçës, është gjetur në rrugë i pajetë një shtetas i huaj, i cili dyshohet të jetë emigrant nga Lindja e Mesme.

Mosha e tij është rreth 25-30 vjeç dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrore, pasi nuk iu gjetën shenja dhune në trup.

Po pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.