Një 24-vjeçar është gjetur pa ndjenja, në orët e para të mëngjesit, i shtrirë në trotuar dhe me dëmtimë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në Shkozë.
I riu i cili është identifikuar si Leonard Shehu, është nisur menjëherë për në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2016, ora 02:30, në SQU, është sjellë më ambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi Leonard Shehu, 24 vjeç, i cili është gjetur i shtrirë në trotuar. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.