Një 32- vjeçar është gjetur i varur dhe i pajetë, në oborrin e banesës së tij, në rrugën “Besim Alla”, në Tiranë.

Sipasi policisë, Gerard Avxhia, është gjetur i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë, rreth orës 6:46 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Avxhia mund të jetë vetëvarur.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që mund ta kenë çuar 32-vjeçarin drejt vetëflijimit.