Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në zonën e Kalamatës në Greqi, në vendin e quajtur Burnia, gjatë orëve të pasdites.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se ai është qëlluar me armë gjahu nga afër.
Viktima punonte në një stallë lopësh në zonë dhe ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe po punon për identifikimin e plotë të motiveve.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur pronari grek i stallës, i cili nuk është gjetur në banesën e tij pas ngjarjes.





