Gjatë punimeve rrugore në Tebë të Greqisë, ndërsa po gërmonin me ekskavator, punonjësit kanë gjetur një trup të dekompozuar.

Sipas mediave greke trupi i dekompozuar ishte vetëm një metër larg rrugës.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës, por edhe për të zbuluar se prej sa kohësh ndodhej në atë vend.