SARANDE, 22 prill 2013-Një trup i pajetë i një personi që dyshohet se ka qenë trafikant ose klandestin është zbuluar sot nga policia greke, në vendin e quajtur Doliana.
Trupi i pajetë mashkull ndodhej gjysmë i përmbysur, në një gjendje të avancuar dekompozimi, në lumin e Gormos. Kufoma u dërgua menjëherë për ekspertizë në Janinë.
Pranë trupit u gjetën dhe shuma të konsiderueshme në euro.
Nga shuma e eurove që janë gjetur pranë trupit të pajetë, policia ka ngritur dyshimet se personi mund të ketë qenë klandestin ose ndonjë trafikant i lëndëve narkotike që ka humbur jetën në rrethana misterioze pa përfunduar misionin e nisur.
Sipas policisë greke kjo është kufoma e dytë e gjetur brenda disa muajve në këtë zonë. E para i përkiste një të arratisuri nga burgu Agrinjo.
Nuk ka ende një informacion specifik. Mendohet se kjo kufomë i përket njërit prej të arratisurve nga burgu i Trikalas.
E njohur është vetëm historia e arratisjes se çfarë ndodhi më pas nuk dihet.





