Gjendet pas një dite në qytetin e Durrësit, një i ri nga Lushnja i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia e Durrësit bëri të mundur gjetjen e 25-vjeçarit, D.Rr. banues në Lushnje, i cili kishte ardhur në qytetin bregdetar te një shoku i tij.

Ka qenë nëna e tij, e cila alarmuar për shkak edhe të gjendjes mendore të të birit, që ka kallëzuar në polici largimin nga shtëpia të tij.

Më datë 21.09.2016, ora 19:00, ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetësia D.Rr. 56 vjeçe, banuese në Lushnje, pasi më datë 20.09.2016, i është larguar nga banesa djali, i cili ka ardhur te një shok në Durrës dhe nuk ishte kthyer më”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.