Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i Armando Zajsit, nga Laçi.
I riu kishte humbur jetën dy ditë më parë pas një aksidenti me mjet uji në liqen.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua me pjesëmarrjen e forcave të shumta shtetërore dhe vendore. Në aksion u angazhuan Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, zjarrfikësit, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe qytete të ndryshme.
Pas kërkimeve intensive që zgjatën më shumë se dy ditë, trupi u lokalizua dhe u nxor nga ujërat e liqenit. Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.





