Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë të rëndë në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku ishte i ftuar në rolin e analistit të gjeopolitikës.

Gashi ka krahasuar gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me kriminelët serbë si Ratko Mladiç dhe Milan Radojçiç.

I ftuar në “Zonë e Lirë” analisti dhe ish-profesori i shkencave politike, Shpend Gashi, i ka quajtur “kriminelë lufte” prijësit e UÇK-së.

Ai ka ofenduar edhe popullin e Kosovës duke shtuar se “nuk duhen strehuar kriminelët”, duke iu referuar krerëve të UÇK-së, “por duhen dorëzuar para drejtësisë”.

Deklarata skandaloze e tij vazhdon edhe kur thotë se ushtarët e UÇK-së kanë vrarë serb të pafajshëm.

…Edhe shqiptarët e Kosovës, ata gjeneralët që janë e bënë Kosovën çorap. Nuk kanë qenë më të mirë se Mlladiqi e Rajojqiqi- kriminel lufte kanë qenë edhe ata. Po çka se ke frikë ti përmendësh sepse duhet ruajtur kombi. Kombi nuk mbahet duke strehuar kriminel. Kanë vrarë edhe serbë të pafajshëm”, citohet të ketë deklaruar ky analist në emision me Arian Çanin.

Deklarata skandaloze e tij ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë e Shqipëri, ndërsa deri më tani, Gashi nuk ka bërë asnjë sqarim shtesë mbi atë që ka deklaruar, duke lënë të nënkuptojë se i qëndron asaj çka ka thënë.