Gjermania ka forcuar masat e kontrollit në kufi, duke i kthyer emigrantët direkt në vendin prej nga vijnë.
Media të shumta gjermane raportojnë se katër shqiptarë u kthyen direkt në kufirin me Çekinë.
Katër shqiptarët po udhëtonin me një makinë kur u ndaluan në pikën kufitare të Reitzenhain.
Personat nga mosha 25 deri 28 vjeç kishin pasaporta të vlefshme biometrike.
Por një kontroll i policisë zbuloi se tre prej tyre e kishin të ndaluar të futeshin në BE, kurse shoferi po hetohej për trafik emigrantësh.
Pas përfundimit të kontrollit, shqiptarët u kthyen mbrapsht në Republikën Çeke.