Rita Orën përveçse në muzikë e kemi parë të ketë sukses edhe në aktrim. Ajo është angazhuar tashmë në “Fifty Shades Darker”, ku vjen në rolin e Mia-s, motrës së Grey-it.

Bukuroshen me origjinë shqiptare e shohim shpesh pranë emrave të njohur të muzikës.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një fotografi ku shihet së bashku me yllin e muzikës, Madonna-n. Por ajo që bie në sy është se të dyja kanë bërë një gjest të pahijshëm, duke ngritur gishtin e mesit. Ndoshta është një mesazh me njerëzit që i kanë inat.