Policia e Kufirit dhe Migracionit, në Kakavijë, ka vënë në pranga shtetasin grek Kostandinos Dimoulas, 44 vjeç, banues në Janinë, pasi u kap me drogë. Arrestimi i tij u bë pasi në xhepin e brendshëm të xhaketës iu gjet një qese e vogël me 4.2 gram hashash. Burimet policore bëjnë me dije se Dimoulas ishte shofer autobuzi. Autobuzi i tij u kontrollua me skaner dhe në brendësi të tij nuk u konstatua asnjë gjë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Gjirokastër, arrestohet shoferi grek, u gjet me drogë në xhep
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina. Kush ishte gruaja që e ktheu dhimbjen në poezi, mjekësi dhe qëndresë
Futbollisti i Premier Ligës ironizon merkaton: Tani mund të blesh një gomar për 200 milionë paund
Pozitiv për drogë pas aksidentit, negativ një ditë më vonë: misteri që rrethon Daniel Maldinin
Nis aksioni për largimin e automjeteve të braktisura në Durrës. Policia Bashkiake publikon fotot e 21 mjeteve me pronar të paidentifikuar





