Një laborator për kultivimin e marijuanës është zbuluar në Lazarat, ku janë sekuestruar edhe pajisjet për prodhimin e lëndës narkotike. Burime nga Policia e Shtetit në Gjirokastër bëjnë me dije së janë sekuestruar rreth 350 bimë narkotike Cannabis sativa dhe është vënë në pranga një person, që rezulton të jetë pronari i magazinës. Në pranga është vënë shtetasi M. Mamo, 56 vjeç, lindur në Lazarat. Nga këqyrja e provave materiale, Policia e Shtetit ka konstatuar se bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri në 40 cm. Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjirokastër, zbulohet një laborator droge në Lazarat
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së, reagon Berisha: Në Serbi ka festë, por asgjë nuk e errëson Luftën Çlirimtare të Kosovës
VIDEO/ Gjyshja ukrainase çaktivizon dronin rus, i pret fibrën optike dhe i shkëput kontrollin operatorit
Presidenti Begaj reagon pas vendimit në Hagë: Askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Vendosmëria për të apeluar vendimin
Burgija: Mandati im buron nga vota e qytetarëve, do ta përdor edhe kur dy parti ortake bëhen bashkë për të na mbyllur gojën!





