Është dënuar me 4 vite burg, ish-deputeti socialist Alqi Bllako. Me gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë 2 vite e 8 muaj në qeli, nën akuzë për inceneratorin e Tiranës. Edhe pse është shpallur fajtor në shkallë të parë, prezumohet i pafajshëm deri në vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Alqi Bllako nuk ndodhej në seancë për arsye shëndetësore, por u përfaqësua nga avokati Eduart Sheko.

Bllako akuzohet nga SPAK për kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit se u përfshi në dy shkelje korruptive, që hidhen poshtë nga ish-deputeti në burg prej dy vitesh.