GJKKO ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Sali Berishës për përjashtimin nga hetimi i çështjes “Partizani” të gjykatëses Irena Gjoka.

Ky vendim u mor nga gjyqtarja e GJKKO Flora Hajredinaj.

Ditën e sotme, Berisha depozitoi në GJKKO një kërkesë zyrtare për përjashtimin e kësaj gjyqtareje me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën, në momentin e caktimit të masës ndaj deputetit Berisha pasi nuk ka lajmëruar Parlamentin.