Shumë i indinjuar për gabimet dhe deformimet që po i bëhen gjuhës shqipe është profesor Edmond Tupja, sipas të cilit gjuha shqipe po “përdhunohet” çdo ditë.

I ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ai nuk ngurroi të merrte një sërë shembujsh, fjala “taxi” në vend të “taksi”, fjala “suport” në vend të “mbështetje”, por bëri edhe një “tërheqje veshi” për ministren e Arsimit Evis Kushi dhe kryeministrin Rama.

“Kushi” mund të bëhet “di-Kushi” ose “As-kushi”, pas ca kohësh”, u shpreh Tupja.

“Edhe Rama që e mban veten për dashnor të gjuhës shqipe kishte thënë diku ‘kjo s’ bën sens’”, tha Tupja.