Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës kanë pezulluar vendimin për ndalimet e të 43 emigrantëve të vendosur në kampet e Gjadrit në Lezhë dhe ka referuar dokumentet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Kështu, emigrantët e mbajtur në qendrën e Gjadrit do të duhet të kthehen në Itali. Gjykata e Apelit të Romës e mori vendimin pasditen e sotme.
Sipas burimeve nga mediat italiane, 43 emigrantët pritet të nisen ditën e nesërme kthimin drejt Italisë.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës, sipas asaj që mësohet, kanë pezulluar paraburgimin e 43 shtetasve nga Bangladeshi dhe Egjipti duke shtyrë që vendimi i radhës të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për t’u shprehur nëse ata vijnë apo jo nga vende të sigurta. Efekti i këtij vendimi është se azilkërkuesit do të kthehen në Itali dhe duhet të lirohen.