Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se nuk shqetësohet për fatin e tij personal, në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e kësaj force politike Sali Berishës.

I pyetur nëse ky vendim do të ndikojë në prezencën e tij në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Basha u shpreh se disa nga betejat i ka humbur e disa i ka fituar, por theksoi se pasojat i vuajnë qytetarët.

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal, fati im personal në politikë e kam lidhur me gjërat që besoj. Për gjërat që kam besuar e besoj, kam bërë betejë.

Disa i kam fituar për qytetarët shqiptarët, disa i kemi humbur dhe pasojat i vuajnë të gjithë qytetarët shqiptarë.

Refroma Zgjedhore nuk është për veten time, as për forcën time politike, është për qytetarët.