Nick Gordon është shpallur ligjërisht përgjegjës për vdekjen e së dashurës së tij, Bobbi Kristina Broën në korrik të 2015-ës, në moshën 22-vjeçare. Por, Gordon nuk u paraqit në seancën gjyqësore të mbajtur të premten për këtë çështje.
Padia është ngritur nga të zotët e pronës ku qëndronte Bobbi Kristina dhe tashmë një juri do të vendosë për dëmin, që ai do të duhet të paguajë, ndërsa paditësit kanë kërkuar një dëmshpërblim prej 50 milion dollarësh. Gjykatësi madje është shprehur për Gordon se nuk i pëlqente që "njerëzit të kruajnë hundën në gjykatë".
Gjatë një interviste të mëparshme, Gordon ka pranuar se pas vdekjes së të ëmës Ëhitney Houston, 22-vjeçarja i ishte drejtuar drogës për të mposhtur dhembjen dhe në atë kohë edhe atij kjo i ishte dukur mënyra e vetme e ngushëllimit. Bobbi Kristina u gjet pa ndjenja në një vaskë si pasojë e një overdoze dhe u nda nga jeta, pasi për disa muaj me rradhë qëndroi në gjendje kome.





