Gjykata Speciale ka vendosur që Vladimir Putin, për sa kohë mban postin e Presidentit të Rusisë, nuk do të gjykohet për krime lufte. Po ashtu, për dy zyrtarë të tjerë rusë, kryeministrin Mikhail Mishushtin dhe ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov, do të ndiqet e njëjta rrugë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ata do të ndiqen penalisht vetëm nëse janë vetë të pranishëm në gjykatë, por një gjyq në mungesë mund të zhvillohet vetëm nëse Putin largohet nga detyra.

Në vitin 2023, Gjykata Speciale në Hagë lëshoi një urdhër-arresti për Vladimir Putinin, duke thënë se ka prova të mjaftueshme për përfshirje në dëbimin e fëmijëve. Gjykata gjithashtu theksoi se kishte arsye për të besuar se Putin i ka kryer këto aktet drejtpërdrejt, duke punuar me të tjerët.

Gjykata shtoi gjithashtu se udhëheqësi rus nuk ka ushtuar të drejtat e tij për të ndaluar të tjerët që të deportonin fëmijët.