Në Gjykatën e Posaçme ishte sot seanca e radhës për padinë për shpifje kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit sot ne seance ndersa kryebashkiaku Veliaj nuk ishte i pranishem.

Nderkohe per kete mungese te Veliajt, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar dhe thote se kryebashkiaku “s’mund të çojë kasetat e tij të gatshme në SPAK”.

“Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme ne SPAK. Atje ai duhet të shfaqet live dhe të dëshmojë për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.

Koha e akuzave të rreme, e gënjeshtrave dhe e baltës mbi kundërshtarin duhet të marrë fund.

Për ta konkretizuar këtë akt duhet miratuar sa me shpejt vetingu i politikaneve në mënyrë që çdo i zgjedhur në këtë vend të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin.

Vetëm kështu lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin mund të ndahen përfundimisht dhe shqiptarët te kenë klasën politike që meritojnë”, shkruan Zhupa ne reagimin e saj.