Teksa ka nisur seanca gjyqësorë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, mësohet se pesë ekspertë të thirrur nga gjykata do t’ju përgjigjen gjatë ditës pyetjeve të mbrojtjes për aktekspertimin ekonomiko financiar.

Ekspertët që janë në listë për të dëshmuar janë Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjes në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Ccela- financier i lartë, auditues më Ministrinë  e Financave  si edhe Mond  Hoxha- punonjës në sektor privat.