Po zhvillohet këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës e gjyqit të ish Presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij e ish deputetes Monika Kryemadhi.
Meta dhe Kryemadhi janë të dy të pranishëm në sallë, ndërkohë që kreu i Partisë së Lirisë përfaqësohet nga avokati i tij Bujar Musta pasi Kujtim Cakrani njoftoi disa ditë më parë se nuk do të ishte mbrojtësi ligjor i tij.
“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet me qëllim që procesi të zhvillohet në një kohë sa më te shpejtë”, ka deklaruar Meta në seancë.
Ndërkohë gjykata është shprehur se aktet janë gati prej kohësh, por avpokati mbrojtës i Metës ka refuzuar t’i marrë.





