Seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike ka nisur në Gjyaktën e Apelit.

Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso kërkon që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit.

Ivi Kaso: Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se trupa gjykuese duhet të shqyrtojë të gjitha elementet.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti procedurial. Ne dy avokatët mendojmë që kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë të tërë elementët dhe pesë ditë më parë edhe shtesa mbi ankesën tonë.

Ivi Kaso: Ankimi nuk përmbush kushtet, Alibeaj nuk është përfaqësues i ndonjë pale në gjyqin që u mbajt në shkallën e Parë. Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimimi. Neni 442 e thotë. Duhet të jesh palë për të patur mundësinë pra duhet pozita prceduriale e ankimuesit.

Kaso: Rezulton se nga përmbajtja e vendimit në shkallën e parë nuk la patur palë të tjera. Në rastin objekt shqyrtimi , vullneti i PD për të mos ushtruar ankim ndaj vendimit të marsit është i qartë, vullneti ka qenë i qartë.

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit.

Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Ndërkohë, në një njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare. Protestuesit do të mblidhen para Kryeministrisë rreth orës 12:00. Për pasojë, në disa akse rrugore do të bllokohet qarkullimi. Konkretisht, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin që do të japë Gjykata e Apelit.