Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 37-vjeçare shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme në Vittoria, në zonën ndërmjet rrugës Adua dhe rrugës Tenente Alessandrello.

Viktima është shtetasja Bruna Muca Hella, e cila është gjetur e gjakosur nga fqinjët në provincën e Raguzës në Itali.

Gruaja u qëllua në rrugë, por u gjet nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj. Ajo vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda.

Nuk është bërë i ditur identiteti i autorit, ndërkohë që policia po heton për ngjarjen.