Një 44- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta fqinjin e tij.

Blutë po hetojnë për rrethanat e ngjarjes.

Njoftim:

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3:
-arrestuan shtetasin Sh. E., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, fqinjin e tij të cilin gjithashtu e ka kanosur për shkak të kallëzimit të bërë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.