Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, pas çmontimit të grupit kriminal që shpërndante drogë në afërsi të shkollave.

Të arrestuar dhe shpallur në kërkim

  1. Bosian Lamaj
  2. Alsid Nekaj
  3. Edmond Gjinarari
  4. Irakel Gjini
  5. Armans Thanasaj
  6. Amarildo Kola
  7. Bjorn Mazniku
  8. Armando Katroshi
  9. Aurel Lila
  10. Erdi Hyka
  11. Mateo Uka
  12. Kleo Lika
  13. Erdi Dibra
  14. Klajdi Hysa
  15. Aldo Faja
  16. Erald Alikaj
  17. Fabjol Tahiri
  18. Andi Grori
  19. Elvis Shehaj
  20. Gjergj (Gkergk) Polena
  21. Panajot Brahimaj
  22. Marjo Pojaku
  23. Euxhenjo Manushi
  24. Sadik Rama
  25. Klejvis Taku
  26. Mario Cerra
  27. Arjel Cinaj

Të arrestuar më parë

  1. Klaudio Serjani
  2. Ergis Noka
  3. Drin Vjerdha
  4. Kristofor Pandelejmoni
  5. Myslym Balliu
  6. Kristian Buci
  7. Xhejson Mukaj

Shtetasit e lartpëmendur vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës.

Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.

Gjithashtu, gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme.

 Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.