Goga Basket i ka dhënë një leksion Tiranës kampione në basketboll për meshkuj, duke fituar 102-75 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kampionatit Kombëtar (sfida u transmetua live në Telesport). Takimi i luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” u dominua nga basketbollistët vendës, që treguan epërsi në fushë në të katërta periodat, duke e dominuar lojën dhe merituar fitoren.

Epërsia e Gogës u rrit nga perioda në perioë, një ekip me i kompletuar, që arriti të mposhtë me meritë në fushë kampionët bardheblu. Tirana, me shumë largime këtë sezon, ishte e pafuqishme për të përballuar ritmin e skuadrës së Gogës, që konfirmoi pretendimet e saj për titull këtë sezon.

Ky sukses që e mban skuadrën durrsake në krye të renditjes së Superligës pas dy javëve të para me 4 pikë të plota, një ekip që ende nuk ka asnjë humbje me të rriturit në historinë e tij (vjet doli kampion në Kategorinë e Parë).

Ndërsa për Tiranën vjen ndalesa e parë këtë sezon, i cili ka për të qenë shumë i vështirë në rrugëtimin për të mbrojtur titullin kampion.