Pa probleme fiton në Shkodër skuadra e Goga Basket, që mundi 71-37 Vllazninë vendase, ndeshje pa shumë emocione.

Mikeshat nga Durrësi patën vazhdimisht epërsi, duke korrur një fitore të lehtë, që nuk e lëviz aspak renditjen, pasi Goga Basket qëndron në vendin e tretë.

Në gjysmëfinalet e play off-it, durrsaket do të luajnë ndaj Tiranës, ndërsa Flamurtari do të përballet me Studentin.