Spektakël në duelin e katërt final të NBA amerikan. Golden State triumfoi ndaj Boston Celtic dhe barazon 2-2 serinë e përballjeve direkte mes tyre. State fitoi me rezultatin 107-97 në një duel ku hero ishte Stephen Curry.

Ylli i Golden State nuk gjeti kundërshtarë në parket, teksa shënoi 43 pikë, 10 rebaund dhe 4 asiste. Dy periodat e para ishin në favor të Boston, që i mbylli me 5 pikë diferencë. Reagimi i Warriors erdhi në periodën e tretë dhe të katërt, ku falë edhe Kërrit regjistroi fitore.

Ndeshja e 5-të do të zhvillohet të hënën, në San Francisko.