DURRËS, 13 nëntor 2014 – Zllatan Ibrahimovic do të tentojë për të dytin vit radhazi të fitojë cmimin “Pushkash”, trofe që jepet nga FIFA në bashkëpunim me France Football për golin më të bukur të vitit. Finalizimi i sulmuesit të Paris Saint Germain ndaj Bastia në Ligën e parë franceze është renditur mes 10 golave më spektakolare që do të konkurrojnë për këtë cmim, i cili do të akordohet gjatë ceremonisë së Topit të Artë në muajin janar. Nuk mund të mungonin në këtë listë tre gola të jashtëzakonshëm të realizuar gjatë Brazil 2014, ai i James Rodriguez i shënuar në takimin Kolumbi – Uruguaj, i Robin Van Persit në Spanjë Holandë si dhe finalizimi i Tim Cahill në Australi – Holandë. Një ndër 10 golat pretendentë për cmimin Pushkash është edhe ai i shqiptarit Pajtim Kasami, futbollistit aktual të Olimpiakos, në takimin Crystal Palace-Fulham të sezonit të kaluar në Premier League, pa lënë mënjanë roveshatën e Diego Costas, në takimin mes Atleticos së Madridit dhe Getafes. Në garë janë gjithashtu Marco Fabian me finalizimin në sfidën e kampionatit meksikan Cruz Azul-Puebla, braziliani Camilo Sanvezzo me golin e realizuar në takimin Vancouver-Portland në MLS dhe janponezi Hisato Sato me supergolin e sfidës Sanfrecce Hiroshima-Kawasaki Frontale në kampionatin japonez. Futbollistja e vetme në garë është Stephanie Roche e Irlandës me golin e saj të realizuar në ndeshjen Peamount United-Wexford Youths.
Goli më i mirë i vitit, në garë edhe Pajtim Kasami
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Goditje rekord në Spanjë! Sekuestrohen 40 ton kokainë në Oqeanin Atlantik
Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit trondit tregjet botërore, rriten sërish çmimet e naftës
70-vjetori i shugurimit të Kardinalit, Presidenti Begaj vlerëson Ernest Simonin si “martir të gjallë” të qëndresës dhe besimit
Durrës/ Përcillen për në banesën e fundit dy të miturit që u përplasën për vdekje





