Çifti mjaft i dashur për publikun, këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, duket se kanë filluar të planifikojnë dasmën.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Soiree", Miriami është pyetur nga gazetari Eraldo Rexho se kur do të martohen dy këngëtarët.

"Do të vijë edhe ajo së shpejti. Mos u shqetëso!", ka treguar ajo duke zbuluar se ndoshta shumë shpejt do të kemi një dasmë.

Albani dhe Miriami janë bashkë prej shumë vitesh dhe janë prindër të një vogëlusheje të quajtur Ameli.