Ish-miss Shqipëria, Egla Harxhi dhe partneri i saj francez Alexander Ale del Basseville kanë qenë prej muajsh në vëmendje të mediave për jetën e tyre dhe planin që kanë për principatën e Libofshit dhe për përmirësimin e politikave në Shqipëri.

E ftuar disa javë më parë në emisionin “Rudina”, Egla foli për marrëdhënien me Alexander dhe tha se për shkak të udhëtimeve të tij ai nuk është i pranishëm pranë saj dhe madje nuk ka qenë as në lindjen e djalit.

Lidhur me këtë deklaratë të saj, fotografi francez ka folur së fundmi në një intervistë për “Panorama Plus” ku ka shpjeguar arsyen se përse prej muajsh nuk rri me partneren e tij dhe madje ka sqaruar se këto rregulla Egla i ka pranuar para se të krijonin familje.

“Kjo ka qenë një nga sfidat e Eglës, pasi lëvizja më e vogël në shtëpi më nervozon. E dua çdo gjë në vendin e vet, dua rregullin dhe pastërtinë. Egla e ka pranuar me bindje të plotë këtë gjë, pasi më ka thënë gjithmonë që ky rregull e frymëzon për t’u përmirësuar dhe për t’u mësuar më një disiplinë. E pranoj që nuk duhet të jetë aspak e lehtë për Eglën të jetojë së bashku me mua, pasi jeta ime është e ndërtuar e tillë, ku jam gjithë kohën në udhëtime biznesi, por asnjëherë nuk e kam detyruar për asgjë. Kur e marr me vete në udhëtimet e mia, ka njohur aq shumë njerëz me rëndësi, saqë ndonjëherë ngatërron emrat e tyre (qesh). Vendosmëria e Eglës e frymëzuar nga figurat e familjes, si gjyshi i saj Tomorr (me të cilin kisha një marrëdhënie tepër të veçantë, pasi ndanim të njëjtat koncepte për vendin, politikën kodet dhe nderin), i kanë dhënë Eglës një dimension tjetër për të cilin ndihem krenar. Unë jam jashtëzakonisht i vetëdijshëm për rolin e Eglës si nëna e djalit dhe që nga fillimi ajo ka gjetur një ekuilibër me mua për këtë.”, ka përfunduar ai.